Një seri shpërthimesh masive municionesh ka përfshirë një bazë ushtarake ruse në Siberi.

Si pasojë e shpërthimit rreth 3000 njerëz u zhvendosën, por zyrtarët e qytetit të Achinsk thanë se 11,000 banorë të tjerë ishin duke u përgatitur për evakuim.

Të paktën tetë persona, përfshirë personelin e shërbimit, u plagosën në shpërthimet pranë qytetit të Achinsk. Ndërkohë tre prej të lënduarve janë dërguar në spital ku po marrin trajtimet e nevojshme.

Të shumtë kanë qenë dëshmitarët të cilët kanë publikuar video me “topa” flake dhe tymi të zi, gjatë ditës të cilat vazhduan edhe pas ra nata.

Ende nuk ka informacion mbi shkakun që çoi në shpërthimin e kësaj baze ushtarake. Rajoni i Krasnoyarsk është përfshirë nga zjarre të mëdha gjatë javëve të fundit për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë dhe erërave të forta.

Artikulli paraprakKED LEJON KANDIDIMIN E MARSIDA XHAFERLLARIT PËR ILD-NË, NESËR NISIN INTERVISTAT ME KANDIDATËT
Artikulli tjetërKAPET ME 16 KG CANNABIS NË MAKINË, ARRESTOHET