Kapet me 18 kapsolla detonatore elektrike, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar nga Kurbini është arrestuar pasi iu gjetën me 18 kapsolla detonatore elektrike, pas një operacioni të organizuar nga Policia e Lezhës dhe Komisariati i Kurbinit. Dje, më datë 27.06.2017, nga seksioni kundër narkotikëve në DVP Lezhe, në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si dhe pas një pune të mirëorganizuar, është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale ku u sekuestruan 18 kapsolla detonatore elektrike dhe 3.6 kg marihuanë. Këto materiale u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit Bashkim Hasani , 49 vjeç, banues në Gjorem – Kurbin i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Artikulli paraprakPLUMBA NDAJ TË RIUT SHQIPTAR,PLAGOSET 29 VJECARI
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 2 KG KOKAINË NË TARRACËN E SHTËPISË