Shqiptari kapet me 2 kg kokainë në tarracën e shtëpisë

Një 37 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Bellaria Igea Marina, në Rimini pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Shqiptari me iniciale B.L, banonte pranë rrugës “Pisani”. Policia e kishte vënë atë nën vëzhgim teksa qarkullonte nëpër rrugë, ndërsa në një moment ai bisedon me një person dhe i jep një dozë kokaine. Në këtë moment, policia ndërhyn dhe e arreston. Kërkimet pasuese u shtrinë në shtëpinë e tij. Në veçanti, policia ka gjetur të fshehur një sasi prej 2 kg kokainë në një dollap të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij. Droga ishte e ndarë në 14 doza, ndërsa i janë gjetur edhe 1 145 euro të përfituara nga veprimtaria e jashtëligjshme si dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike. I arrestuari është dërguar në burgun e Riminit dhe i është vendosur në dispozicion organeve të drejtësisë.

Artikulli paraprakKAPET ME 18 KAPSOLLA DETONATORE ELEKTRIKE, ARRESTOHET 49-VJEÇARI
Artikulli tjetërTHATËSIRA, ITALIA KUFIZON PËRDORIMIN E UJIT PËR UJITJE