Policia ka arrestuar një shqiptar nga Mirdita, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë 29-vjeçari Sandër Nikolla (Leka), i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë, pasi ishte dënuar nga Gjykata në Romë me 10 vite burg për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit”.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar profesionale , në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

• S.N.(L), 29 vjeç, banues në Mirditë
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal si dhe nenet 2 e 7 të Ligjit nr. 895/67 ” Mbi armët e zjarrit”.

Maksimumi i dënimit 10 vite. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPUSHKATIMI I 14 MIRDITORËVE, BASHA PËRKUJTON 70 VJETORIN E MASAKRËS SË QAFË-VALMIRIT
Artikulli tjetërS’KA DËBIM NGA ANGLIA PËR 18-VJEÇARIN/ SHQIPTARI SHPËTON FALË NOTAVE TË SHKËLQYERA