Kapet shefi shqiptar i organizatës së drogës në Itali me 4000 klientë

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni të koduar “Big Rock” (Guri i madh). Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte një nga furnizuesit e mëdhenj të drogës me pakicë në Peruxhia, ku nga hetimet janë zbuluar listat me 4 mijë numra klientësh. Hetimet për të kanë nisur që në vitin 2013, kur në atë periudhë u lëshuan 35 urdhër-arreste, të gjithë shqiptarë. I arrestuarit i fundit arriti të shpëtonte për shkak se u largua në Shqipëri. Së fundi, ai është rikthyer në vendin fqinj me shpresën se do të riniste aktivitetin por ka përfunduar në pranga. I konsideruar nga hetuesit, si njeriu kryesor i organizatës së çmontuar, ai drejtonte rrjetin e dyqaneve të drogës me pakicën në formën U-s në Cortonese Fontivegge. ANSA shkruan se me arrestimin e tij në një dyqan duhani në Cortonese, shkon në 22 numri i të arrestuarve.

Artikulli paraprakBASHA NESËR NË SHBA,TAKIME ME ZYRTARË TË LARTË PËR SITUATËN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërXHAFAJ: S’KAM PUNUAR NË STRUKTURAT E SIGURIMIT DHE AS ORGANET E HETIMIT NË PERIUDHËN E KOMUNIZMIT