Kapet i kërkuari në Itali për trafik droge

Një 52-vjeçar nga Ballshi është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. “Më datë 08.10.2017, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK të portit Vlorë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim Bardhul Myrselaj, 52 vjeç, banues në Ballsh. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma,Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale ”Trafik droge”, parashikuar nga nenet 73, 80 të ligjit 309/90”, sqaroi policia. Shtetasi Bardhul Myrselaj i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.

Artikulli paraprakKAPEN 4 HAJDUTËT QË KRYENIN VJEDHJE TEK KODRAT E LIQENIT ARTIFICIAL
Artikulli tjetërZBULOHEN LIGJËRATAT E SHQIPTARIT TË KAPUR NË MALAJZI PËR TERRORIZËM