Kapet shqiptari i shumëkërkuar, që furnizonte me drogë ‘Cosa Nostra-n’.

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar një ditë më parë nga efektivë të policisë së Vlorës. Burime nga policia lokale thanë se në pranga janë vënë Kasëm Piluri dhe Andi Mita, të dy nga Vlora. Ndaj tyre, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë. Një prej të arrestuarve, pikërisht Kasëm Piluri është një emër i njohur edhe në arenën ndërkombëtare të trafikut të drogës. Në Italinë fqinjë, Piluri ka qenë i pandehur në një çështje gjyqësore pak vite më parë, për një trafik të madh droge nga Shqipëria dhe Greqia për në Itali, nëpërmjet detit. Ai ishte pjesë e një grupi që furnizonte me drogë mafien famëkeqe “Cosa Nostra”.

Artikulli paraprak“DO TË VRAS’, KËRCËNOHET ME JETË MJEKU TE SPITALI ‘NËNË TEREZA’
Artikulli tjetërVRITET THEMELUESI I AGJENCISË SË LAJMEVE TË SHTETIT ISLAMIK