Shpjetësia me të cilin kalojnë makinat në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës rrezikon shumë nxënës të cilët kalojnë në këtë zonë për të shkuar në shkollë gjatë ditës. I tillë është rasti edhe I nxënësve të shkollës “Salo Halili” ku janë vetë prindërit ato që shprehen se nga frika çdo ditë I sjellin dhe I marrin fëmijët e tyre për të mos I lënë të kalojnë vetëm në rrugë.

Me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, çdo ditë në këtë zonë është I pranishëm një polic rrugor por prindërit thonë se ndërgjegjësimi duhet të nisë nga drejtuesit e mjeteve.

Prej vitesh, kjo problematikë ëshët prezente jo vetëm në shkollën “Salo Halili” por edhe në shumë shkolla të tjera 9-vjeçare të cilat e kanë daljen në rrugë kryesore, ku fluksi I qarkullimit të makinave është I lartë gjatë gjithë vitit.

Artikulli paraprakSHKODËR, “DO DYFISHOHET NUMRI I PSIKOLOGËVE NË SHKOLLA”
Artikulli tjetërSHUHET NË MOSHËN 76-VJEÇARE SHKRIMTARJA DHE SKENARISTJA E SHUMË FILMAVE, SHPRESA VRETO