Numri i psikologëve në shkolla pritet që të dyfishohet. Në gjithë Shqipërinë pritet që ministria e arsimit të shtojë në total 291 psikologë. Altin Nika, drejtues i Urdhërit të Psikologut në Shkodër thotë se shtimi i psikologëve në shkolla është mëse i domosdoshëm duke qenë se një psikolog ka mbuluar deri në 3-4 shkolla.

Problem për Urdhërin e Psikologut shprehet Nika janë ata psikologë të cilët nuk janë të regjistruar dhe punojnë në mënyrë informale.

Pak ditë më parë Urdhëri i Psikologut në Shkodër zhvilloi një mbledhje online me gjithë anëtarët dhe Presidenten e Urdhërit të Psikologut për Shqipërinë Valbona Treska teksa janë diskutuar një sërë problematikash.

Urdhëri i Psikologut në Shqipëri është një strukturë e re e cila po funksionon si një rregullator mes psikologëve në gjithë vendin në raport me institucionet duke i dhënë më shumë mundësi qoftë për punësimet por edhe forcimin e psikologut në vendin tonë.

Artikulli paraprakRRETHINA, RRJETI ELEKTRIK KËRCËNIM PËR BANORËT
Artikulli tjetër“KEMI FRIKË MAKINAT, ÇOJMË ÇDO DITË FËMIJËT NË SHKOLLË”