Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e KQZ-së u përplasën ashpër për hapjen e kutive të votimeve njërartiake të 30 qershorit. Pas kësaj mbledhje, mësohet se Zguri ka marrë kërcënime me jetë për të dhe familjen e tij.

Burime mediatike bëjnë të ditur se ”kërcënimet janë shumë serioze” dhe se Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivësh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po kështu familja e kryetarit të KQZ është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Burime policore tregojnë se personi (bashkë me persona të tjerë) që ka kërcënuar jetën e kryetarit të KQZ dhe familjes së tij është me inicialet E.P. dhe ka prejardhje nga një fshat i Shkodrës. Sipas burimeve ai është një person me precedentë kriminalë dhe operon në Selanik, por herë pas here hynë me emra të rremë në Shqipëri.Mësohet se kërcënimi i është bërë përmes rrjetit social facebook ku personi në fjalë I ka dërguar mesazh kërcënues kreut të KQZ-së.

Zguri ka mbajtur qëndrim të fortë për mosrealizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke u shprehur vazhdimisht se ai ka qenë për zbatimin e dekretit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Artikulli paraprakPOLICIA: NDËSHKIM KUSH SHQETËSON PUSHUESIT ME ZHURMA
Artikulli tjetërAKSIDENT NË KRUJË, VDES 25-VJEÇARJA PASAGJERE, PLAGOSET SHOFERI