Një sërë ankesash kanë mbërritur tek policia e shtetit nga zhurmat që shkaktojnë lokalet dhe subjekte të ndryshme që ushtrojnë aktivitetin e tyre në plazhet e ndryshme të vendit. Drejtori i departamentit për sigurinë publike në policinë e shtetit Gjovalin Loka përmes një deklarate për shtyp bëri të ditur masat që po merr policia pas këtyre ankesave.

Drejtuesi i lartë i policisë së shtetit Gjovalin Loka deklaroi se përveç subjekteve që nuk respektojnë oraret për të mos shqetësuar pushuesit do të penalizohen edhe personat përgjegjës të institucioneve të ndryshme që nuk veprojnë sipas ligjit.

Pjesë e kontrolleve të policisë do të jetë edhe plazhi i Velipojës për të mos lejuar zhurmat përtej orareve të përcaktuara në mënyrë që të mos shqetësohen pushuesit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KRIJOHET “MIQTË E RINJ TË TARABOSHIT”
Artikulli tjetërKËRCËNOHET ME JETË KRYETARI I KQZ-së