Dy persona janë arrestuar pasi kanë kërcënuar për dhënie pasurie disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve.

Ngjarjet kanë ndodhur nga muaji maj i vitit 2018 në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Në prangat e policisë kanë rënë: Erion Llapushi, 31 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve dhe të municioneve”) dhe Sajmir Fraholli, 30 vjeç, banues në fshatin Vreshtas të Korçës.

Arrestimi i dy të kërkuarve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë dha për ta masën “arrest me burg”.

NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Ndalohen dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Strukurat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Stacioni” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

• E. Ll., 31 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”).

• S.F., 30 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Korçë.

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Veprimtaria kriminale ka filluar në maj të vitit 2018 dhe në vijim, ku dy shtetasit e lartpërmendur dyshohet se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes dhe dhunës, disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve, ngjarje të ndodhura në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Artikulli paraprakDY APLIKIME TË REJA PËR SPAK, TË DY PROKURORË TË KRIMEVE TË RËNDA
Artikulli tjetërFUTI NJË CELULAR NË BURG, ARRESTOHET STOMATOLOGU I BURGUT TË PEQINIT