Aktori i mirënjohur shqiptar, Timo Flloko, ka sjell për të gjithë dashamirësit e poezisë librin e tij të dytë në këtë zhaner, “Kërcim në Bosh”.

Pas një turi në qytete të ndryshme të vendit, Flloko promovoi poezitë e tij edhe në Shkodër në ambjentet e qendrës rinore “Arka”, aty ku një numër jo i vogël njerëzish u bashkuan për të lexuar së bashku disa poezi të këtij libri.

Për vetë autorin, boshi është padyshim thelb i pafundësisë dhe i zbrazëtisë.

Duke qenë një aktor me një karrierë brilante në kinematografi, për Timo Fllokon, poezia është substancë e artit, një gjini që shpërndanë tentakulat e saj në çdo hapësirë të artit. Për të, poezia është një substancë artistike.

Libri i parë në poezi i Timo Fllokos ishte “Robi i Manive”, i cili pasohet nga “Kërcim në Bosh”. Njihet për interpretimet e tij të jashtëzakonshëm në filmat shqiptar, dhe publiku e njeh më së shumti në filmat “Njeriu me Top” dhe “Lulëkuqet mbi Mur”.

Timo Flloko njihet për timbrin e veçantë në interpretimin e poezive të fuqishme.

 

Artikulli paraprakRRUGA DREJT BE, KOMUNITETET FETARE APEL SHTETIT
Artikulli tjetërSTATUTI I PD, JOZEFINA TOPALLI SULMON BASHËN