Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria ka kërkuar autorizim nga Parlamenti për arrestimin e tij.

Në një seancë që do të mblidhet në orën 10:00 Deputetët e Kuvendit do të votojnët për dy raporte të cilat u hartuan nga shumica parlamentare dhe nga opozita, pas debateve dhe diskutimeve në Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit. Raporti i parë i hartuar nga mazhoranca kërkon hetimin e plotë dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit, ndërsa opozita kërkon arrestimin e Tahirit.

“Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, e depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me shkresën nr. 9906, datë 19.10.2017 “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Saimir Tahiri”, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar (nenet 13, 118 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin (rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare)”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi.

Artikulli paraprakTONIGHT – 24.10.2017
Artikulli tjetërGJIROKASTËR, BURRË E GRUA EKZEKUTOHEN ME ARMË ZJARRI NGA KUSHËRIRI