Pasditën e së shtunës, në oborrin e xhamisë së Parrucës në Shkodër u organizua një aktivitet fetar, me këshilla dhe udhëzime të dobishme që i vlejnë besimtarëve në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili nxiti të pranishmit për t’a falënderuar Zotin e gjithësisë për udhëzimin në Islam, ku njeriu nuk e humbet asnjëherë shpresën dhe gjen përherë një prag ku të mbështetet, edhe në çastet më të vështira të jetës në këtë fillim Ramazani.

Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon në datën 16 maj dhe simbolizon sakrificën ndaj zotit. Përgjatë këtij muaji, të gjithë besimtarët musliman janë të privuar nga ushqimi që në orët e para të mëngjesit deri në orët e para të mbrëmjes.

Në fund të 30 ditëve agjërim, të gjithë besimtarët festojnë Fitër Bajramin, një ndër dy festat muslimane.

 

Artikulli paraprak“TOY” E IZRAELIT FITON “EUROVISION 2018”
Artikulli tjetër“PËRKTHIMET, JO NË NIVELIN E DUHUR”