Të përkthesh një libër të mirë është luks, por të përkthesh një libër mirë është akoma një sfidë më e madhe.

Me shtimin e komercializmit në letërsi, jo pak vepra botërore tepër të suksesshme janë shkatërruar me përkthimin në shqip. Autorë të mëdhenj janë shkatërruar me përkthime joprofesionale.

Këtë e bën me dije edhe shkrimtari i njohur shkodranë, Zija Vukaj. Sipas këtij të fundit, një përkthyes apo shkrimtar duhet të ketë më shumë kujdes kur përkthen se sa kur shkruan një vepër të tijën.

Megjithatë, në shqip janë përkthyer edhe dhjetëra kryevepra botërore, të cilat kanë sjell padyshim përkthime të një niveli të lartë. Megjithatë, për hirë të së vërtetës, përkthyesit më të mirë kanë qenë të gjeneratave të kaluara, të cilët kanë shkrirë talentin e gjuhës në punimet e tyre.

Gjuha Shqipe në jo pak raste ka hasur vështirësi në përkthimet e huaja. Megjithatë, shtimi i mad hi shtëpive botuese ka sjell një vëmendje të dobët të ciëlsisë së përkthime. Autorë të mëdhenjë botëror kanë ardhur në shqip me përkthime aspak të merituara.

 

Artikulli paraprakKËSHILLA DHE UDHËZIME NË PRAG TË RAMAZANIT
Artikulli tjetërE DIELA, 2 MUZE NË SHKODËR TË KYÇUR