Këshilli i Ministrave vendos të japë shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Lajmi është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Ajo tha se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim me rastin e festave.

“Jepet bonusi për pensionistët 3 mijë lekë. 663 mijë qytetarë përfitojnë 3 minë lekë shpërblim 20 miliardë lekë per rindertimin e banesave, ne po konsolidojmë masat që mund të marrim paraprakisht”, u shpreh Denaj.

Vendimi për dhënien e shpërblimeve për pensionistët u mor në ‘minutat e fundit’, një ditë para festës së Krishtlindjes, pas shumë konsultimeve në kabinetin qeveritar, duke pasur parasysh situatën financiare ku ndodhet vendi pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Artikulli paraprakMETA VLERËSON ORGANIZATËN E VETERANËVE TË LANÇ ME DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”: SHQIPËRIA U RRESHTUA NË ANËN E DUHUR TË HISTORISË
Artikulli tjetërTONIGHT – 24.12.2019