Ujësjellësi i ri i fshatit Muriqan në njësinë administrative Ana e Malit ka përfunduar dhe brenda muajit investimi i këshillit të qarkut Shkodër pritet t’i dorëzohet ndërmarrjes së ujësjellësit. Kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou priti në një takim pune në zyrën e tij, përfaqësues të agjensisë kombëtare të ujësjellës – kanalizime, Arben Kacorri drejtor i monitorimit dhe mbikqyrjes, Albina Xhyheri, përgjegjese e monitorimit të zbatimit të projekteve dhe Gentian Llaci, specialist. Ndou së bashku me inxhinjerët Klaudian Luka dhe Gafurr Ternova, ju shpjeguan përfaqësues të AKUK detajet e punës së realizuar në këtë investim që ka kapur vlerën e 98 milion lekëve dhe do të furnizojë me ujë të pijshëm së paku 1000 banorë të 300 familjeve të kësaj zone.

Investimi me standarde europiane që ka realizuar Këshilli i Qarkut u vlerësua nga përfaqësuesit e AKUK si një model që duhet ndjekur edhe në rrethe të tjera ku ka ende problematika sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Kreu i qarkut Ndou sqaroi më tej se ky investim do të pasohet nga të tjerë prej institucionit që ai drejton me qëllim që t’u shërbehet sa më mirë banorëve të qarkut Shkodër, në ato që janë nevojat kryesore, ku uji i pijshëm mbetet jetik.

Artikulli paraprakSHKODËR, 160-TENISTË NË TURNEUN BOTËROR
Artikulli tjetërPËRFUNDON ME DEBATE MBLEDHJA E HETIMORIT TË SHËNDETËSISË, PS REFUZON KËRKESAT