Kryeministri Edi Rama ka arritur në Vjenë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE për Bjellorusinë.

Rama e ka nisur duke takuar zv/sekretarin amerikan të Shtetit i cili është njëkohësisht edhe i dërguari i SHBA për Bjellorusinë, Stephen Biegun.

Shqipëria udhëheq këtë vit Kryesinë e OSBE, dhe Rama si kryeministër është dhe kryetar i saj. Ai i bëri ftesë Bjellorusisë për ndërmjetësim të një dialogu nga OSBE për zgjidhje, e cila s’ka marrë ende përgjigjie nga Lukashenko.

Nesër Rama do të drejtojë Këshillin Special të OSBE që do të diskutojë dhe propozojë edhe ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi të shkaktuar nga zgjedhjet e fundit presidenciale, ku Lukashenko akuzohet për manipulim rezultati.

Artikulli paraprakVLLAZNISË I SHTOHET NJË TJETËR LOJTAR. JA KUSH ËSHTË ELEMENTI MË I RI QË FIRMOSI ME KLUBIN SHKODRAN
Artikulli tjetër”NDERI I KOMBIT”, META DEKORON SKULPTORIN MUMTAS DHRAMI: KA SKALITUR ME DALTË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR