Klubit të futbollit Vllaznia i shtohet një kontigjent tjetër. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin nga Shkodra, lojtarin Mehdi Çoba i cili është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në FB. Mehdi Çoba është futbollisti më i ri i Vllaznisë por para se të firmoste me klubin shkodran ka luajtur me ekipin Sabah FC në Azerbajxhan sezonin e kaluar.

POSTIMI I KF VLLAZNIA

VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR FUTBOLLIST
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin Mehdi Çoba. Lojtari në fjalë është rritur tek Akademia “AAS” ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Sabah FC në Azerbajxhan.
Çoba tashmë vjen tek Vllaznia për të dhënë më të mirën e tij dhe kontrata e firmosur me klubin tonë është dyvjeçare.
Sulmuesi është edhe kontigjent i kombëtares U20 të Shqipërisë.
Mirê se vjen tek Vllaznia Mehdi Çoba!
🔴🔵 #kfvllaznia
❤️💙#VllazniaZemraJone
#bashkiashkoder #ASE sh.p.k

Artikulli paraprakRUSIA DHE SHBA-JA FAJËSOJNË NJËRA-TJETRËN/ PËRPLASEN NË SIRI MJETET USHTARAKE RUSE E AMERIKANE
Artikulli tjetërKËSHILLI SPECIAL I OSBE PËR BJELLORUSINË, RAMA TAKON NË VJENË ZV/SEKRETARIN AMERIKAN TË SHTETIT