Këshilli studentor i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” I ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për rritjen e buxhetit për mbulimin e tarifave të studentëve në të gjitha nivelet e studimit. Kryetari I Këshillit, Armando Lekaj thotë se kjo kërkesë vjen si nevojë e studentëve për të lehtësuar shpenzimet duke nisur nga vitit tjetër akademik.

Kryetari thotë se nëse kërkesa e parë nuk merret parasysh, studentët do të nënshkruajnë një peticion.

Ndërkohë, pas shqetësimeve të adresuara në Këshillin Studentor në lidhje me mos pagimin e bursave të ekselencës dhe kategorive përfituese, u hartua një tjetër zyrtare në funksion të zgjidhjes së kësaj problematike drejtuar rektoratit të këtij universiteti.

 

Artikulli paraprakEKSPLOZIVI NË MAKINË, DREJTORJA KUKA: S’KAM KONFLIKTE
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR LIRON TROTUARET NË LAGJEN “RUS”