Deputetja demokrate, Flutura Açka, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku pak ditë më parë në Itali me kokainë.

Ajo shkruan se kajmaku kajmak është, por çdo të bëhet me Hirrën, me Kumshtin, me Dhallën, Djathin që bie erë, Gjizën e krimbur, Kosin e mykur që i kemi në pushtet.

“Kajmaku, si qeveria, jetë n’kajmak! Pa u fashitur ekzalatimi nga pseudosamiti i Open Ballkan, ia behu Kajmaku. Fundja Kajmaku kajmak është. Një milion euro një rrugë. Do ta ekstradojnë, do ia gjejnë telat, do ta lirojnë. Çdo bëjmë me Hirrën, me Kumshtin, me Dhallën, Djathin që bie erë, Gjizën e krimbur, Kosin e mykur që i kemi në pushtet? Këta të fundit 1 milion euro i kanë pare xhepi. Nuk ka SPAK që e fut në lak këtë bandë Monstrash. Sa për opozitën nuk po flas, se ka kohë që është një bandë Trollash”, shkruan deputetja Açka.

Artikulli paraprak“RAMA MASHTROI ME SHËNDETËSINË FALAS”, TRITAN SHEHU: MJEKËN GODITEN SEPSE JANË NJERËZIT MË TË LIRË
Artikulli tjetër‘SUNNY HILL’ NË TIRANË, RAMA: LAJM I MIRË, DUA LIPA DHE TË FTUARIT E SAJ DO NDRIÇOJNË NETËT E KRYEQYTETIT