Një studim i ri ka treguar se bimët e brendshme mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit që qarkullon në shtëpi dhe për rrjedhojë shmangin një ftohje të zakonshme. Eksperti i mirëqenies Dr Tim Bond shpjegoi për Mirror se si bimët luajnë një rol të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë, duke thënë:

“Vajrat esencialë që rrjedhin nga bimët ndihmojnë në luftimin e ftohjes dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes duke reduktuar toksinat, mykun e brendshëm dhe bakteret dhe duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit. Cilësia e dobët e ajrit të brendshëm ndihmon në përhapjen dhe përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes. Pastrimi i ajrit me vajra esencialë me bazë bimore që kanë efekte anti-inflamatore mund të ndihmojë në parandalimin e ftohjes dhe gripit, dhe ky është një lajm i mirë për shëndetin tonë imunitar”.

Eukalipt
Eukalipt, përveç në kopsht, mund të lihet edhe në ambiente të mbyllura. Është aplikuar në trajtime të panumërta të sëmundjeve të frymëmarrjes me të cilat pacientët përballen herë pas here dhe ka veti shumë të dobishme për ftohjet dhe gripin.

Livando
Livandi njihet si një ndihmesë e butë, por efektive për gjumin dhe siç e dimë të gjithë, gjumi i mirë është veçanërisht i rëndësishëm për balancimin e funksionit të sistemit imunitar dhe për të luftuar ftohjet dhe rrjedhimisht gripin. Kjo është arsyeja pse Dr. Bind e rekomandon fuqimisht atë për dhomën tonë të gjumit!

Echinacea
Bima e echinacea ka aftësinë të rritet në ambiente të mbyllura, për sa kohë që vendoset në një vend me diell apo edhe në një ballkon të mbyllur. Përdorimi kryesor i saj prej vitesh është për trajtimin dhe parandalimin e ftohjes dhe gripit sepse stimulon funksionin imunitar duke rritur efektivitetin e barrierës mukoze në traktin respirator, siç është ajo e hundës.

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI, KOSOVA “I VË TRAUN” SERBISË, NJOFTON MBYLLJEN E PIKAVE KUFITARE
Artikulli tjetërFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “PERUGIA”, ARRESTOHET NJË 47- VJEÇAR