Këto janë tre punë me pagesë të lartë që nuk kërkojnë një diplomë bachelor:

Artist i grimit

Sipas Glassdoor: Një grimier është përgjegjës për transformimin vizual të pamjes së njerëzve nëpërmjet make-up-it, bojës, parukeve dhe aksesorëve të tjerë. Artistët e grimit mund të punojnë në një sërë industrish duke përfshirë argëtimin, modën ose shërbimin kozmetik. Artistët e suksesshëm të grimit zotërojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale dhe kanë një personalitet artistik.

Kontrollues të trafikut ajror

Sipas Glassdoor: Kontrolluesit e trafikut ajror sigurojnë operime të rregullta dhe efikase dhe rrjedhën e trafikut ajror për të ndihmuar në parandalimin e vonesave ose nevojën për devijime fluturimi. Ata duhet të kenë njohje të gjerë me rregullat, rregulloret dhe ligjet në fuqi të trafikut ajror, si dhe me procedurat standarde të kontrollit të trafikut dhe protokollet e emergjencës. Ky është një profesion me stres të lartë që kërkon aftësinë për të marrë vendime të shpejta nën presion.

Operatori i reaktorit të energjisë bërthamore

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës: Këta operatorë, operojnë ose kontrollojnë reaktorët bërthamorë, lëvizin shufrat e kontrollit, ndezin dhe ndalojnë pajisjet, monitorojnë dhe rregullojnë kontrollet dhe regjistrojnë të dhënat në regjistra. Ata gjithashtu, zbatojnë procedura emergjente kur është e nevojshme dhe mund t’u përgjigjen anomalive, të përcaktojnë shkakun dhe të rekomandojnë veprime korrigjuese./CNBC/

Artikulli paraprakINFLACIONI NË GJERMANI ARRIN NË RRETH 8 PËR QIND, SA ISHTE NË VITET ’73-’74
Artikulli tjetërGAZETARJA DHE LEKTORJA AMERIKANE LEKSION TË HAPUR ME STUDENTËT E GAZETARISË