Kina ka fillar procesin për krijim e një ‘hëne artificale’, e cila do të shëndrisë mjaftueshëm sa për të zëvëndësuar dritat e rrugëve në qytetin Chengdu.

Sateliti thuhet se do të jetë tetë herë më i ndritshëm se sa hëna e vërtetë, raporton People Daily.

Shkencëtarët kinezë po planifikojnë të dërgojnë tri hëna artificial në hapësirë për katër vitet e ardhshme, të cilat janë të përbëra na nje material reflektiv si pasqyrë.

Ato pritet të qëndrojnë 500 kilomentra mbi Tokë dhe ta shëndrisin hapësirën me një diametër prej 10 deri në 80 kilometra.

Autoritetet kanë dhënë disa detaje për projektin dhe thonë se ideja lindi nga një artist francez që parashikoi një gjerdan me pasqyra që vareshin mbi Tokë.

Hëna artificiale mund të kursejë 240 milion dollar energji çdo vit.

Ndërsa ajo pritet të lancohet në vitin 2020. Sidoqoftë do të na duhet të presim të paktën 2 vite për të parë nëse plani do të realizohet.

Artikulli paraprakLEZHË, INCIDENT NË ASAMBLENË E PS
Artikulli tjetërVLLAZNIA, TAFILI: OBJEKTIV FITORJA NDAJ ERZENIT