Skuadra e Vllaznisë do të kërkojë fitoren në ndeshjen e radhës që do të ketë me Erzenin, sfidë kjo që do të luhet me 20 tetor në Shkodër.

Kuqeblutë kërkojnë tri pikët në këtë përballje që e cilësojnë të rëndësishme. Një prej futbollistëve të Vllaznisë, mesfushori Alsid Tafili thotë se skuadra shkodrane në prag të përballjes me Erzenin është e gatshme për të arritur objektivin e saj që është fitorja.

Vllaznia ka ende kohë deri në fund të kampionatit në Kategorinë e Parë shprehet Tafili edhe pse deri më tani ka një ecuri pozitive duke arritur vetëm fitore dhe duke kryesuar në vendin e parë me pikë të plota.

Erzeni është një prej skuadrave pretendente këtë sezon por megjithatë Vllaznia luan brenda në fushën e saj dhe objektiv i vetëm është vetëm fitorja pavarësisht se trajneri Hasan Lika ka kërkuar kujdes dhe një rëndësi për çdo kundërshtar.

Artikulli paraprakKINA SJELL “HËNËN ARTIFICIALE” NË VITIN 2020
Artikulli tjetërGURI I ZI, AKSIDENT ME VDEKJE, HUMB JETËN NJË 70-VJEÇAR