Dy të rinj me origjinë shqiptare janë vënë në pranga nga autoritetet italiane.

Arrestimet u kryen në kuadër të aktivitetit për parandalimin dhe luftimin e fenomenit të trafikut të drogës, ndërkohë që një prej të arrestuarve akuzohet për trafik droge dhe kundërshtim ndaj një funksionari publik dhe i dyti i akuzuar për rezistencë ndaj një funksionari publik.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e kishin kthyer lokalin ku punonin në një pikë të shitjes së narkotikëve, ndërsa sajo që ka tërhequr vëmendjen kanë qenë lëvizjet e shumta të një prej tyre dhe fakti që shkonin shpesh në një ambient të nëndheshëm që shërbente për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.

Policia italiane ka kryer mbrëmjen e djeshme një operacion blic për arrestimin e dy shqiptarëve, të cilët të gjendur në befasi janë munduar të rezistojnë

Gjatë kontrollit, brenda dhomës së nëndheshme, në një raft mes shisheve me pije freskuese dhe verë, u gjetën një sasi kokaine, mariuhanë, dy peshore elektronike dhe materiale të cilat shërbenin për të paketuar lëndën narkotike.

Artikulli paraprakU KTHYE NË EMERGJENCË GLOBALE! SI SHPËRTHEU DHE U PËRHAP LIJA E MAJMUNËVE NË MBARË BOTËN BRENDA PAK MUAJSH
Artikulli tjetërGJYKATA E SHKODRËS NXJERR NGA QELIA 14 TË ARRESTUARIT, ABUZUAN ME TENDERIN PËR RIKONSTRUKSIONIN E KOMISARIATIT NË MALËSI TË MADHE