Mjekësia dhe shkenca mund të kenë bërë hapa të mëdha dhe kushtet e jetesës dhe të ushqyerit mund të kenë rritur shumë jetëgjatësinë , por sipas një ekipi ndërkombëtar studiuesish, mosha maksimale që një person mund të arrijë është 150 vjet.

Kjo moshë është shumë më e lartë se 122 vite dhe 164 ditë që jetoi francezja Jean-Louise Kalman , personi më jetëgjatë, i konfirmuar në histori. Ajo vdiq në 1997.

Ekipi i biologëve dhe biofizikanëve përdori një sasi të madhe të dhënash mjekësore dhe gjenetike, të tilla si teste të gjakut, aktivitetet fizike dhe të dhëna të ADN-së, nga dhjetëra mijëra njerëz në Britani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy faktorët që përcaktojnë jetëgjatësinë

Studiuesit analizuan informacione në lidhje me shëndetin dhe gjendjen e vullnetarëve dhe arritën në përfundimin se jetëgjatësia varet nga dy faktorë kryesorë: mosha biologjike, në lidhje me stresin, mënyrësn e jetesës dhe sëmundjeve kronike dhe i dyti fuqinë fizike, domethënë sa shpejt shërohet një person nga dëmtimet ose sëmundjet.

Duke përdorur këto zbulime, hulumtuesit zbuluan se në 120 deri në 150 vite, trupi i njeriut shfaq “humbje të plotë” të qëndresës (fuqisë) fizike, duke rezultuar në pamundësi për t’u rikuperuar nga një problem shëndetësor.

“Ndërsa plakemi, duhet gjithnjë e më shumë kohë për t’u rikuperuar nga një çrregullim”, thotë autori i studimit Timothy V. Pirkoff.

Profesori, i ‘Qendrës Gjithëpërfshirëse të Kancerit’ në Roswell Park në Buffalo New York, Andrei Goodko, i cili mori pjesë në studim, komentoi se gjetjet janë një zbulim konceptual, sepse ato përcaktojnë dhe dallojnë rolet e faktorëve themelorë në jetëgjatësinë e njeriut.

Parandalimi më efektiv dhe trajtimi i sëmundjeve të lidhura me plakjen mund të përmirësojnë vetëm mesataren, por jo maksimumin e jetës, nëse nuk zhvillohen terapi kundër plakjes.

Kërkimi nga shkencëtarët nga kompania bioteknologjike Gero në Singapor dhe Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit në Roswell Park u botua në revistën Nature Communications.

 

Artikulli paraprakNJË ASTEROID MË I MADH SE STATUJA E LIRISË MUND TË HYJË SOT NË ORBITËN E TOKËS
Artikulli tjetërSHTATË METRA E GJATË, BALENA GJIGANDE U GJET E NGORDHUR NË NJË PLAZH TË FRANCËS