Një balenë kurrizore u gjet e ngordhur të mërkurën në një plazh përgjatë Mesdheut në Francën Jugore. Ekspertët e përshkruan si një incident të rrallë.

“Sapo mbërritëm, ajo ishte tashmë e ngordhur”, tha Elodie Sene, një kujdestare në një akuarium në qytetin e Grau-du-Roi.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, është hera e parë që e shoh këtë në Mesdhe,” shtoi ajo.

Kafsha, shtatë metra e gjatë, u evakuua nga plazhi në Carnon, afër qytetit bregdetar të La Grande-Motte, dhe duhej t’i nënshtrohej një autopsie për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Balenat me shpinë zakonisht nuk gjenden në Detin Mesdhe ku balenat fin janë më të zakonshme.

Prej disa javësh vëmendja është përqendruar në një balenë gri të uritur të humbur në Mesdhe, larg habitatit të saj natyror në oqeanin Paqësor.

Balena, tetë metra e gjatë dhe rreth 15 muajshe, ishte parë pranë Marokut në mars, dhe pastaj përsëri në ujërat italianë.

Fillimisht pranë Napolit, më pas në Romë dhe Genova. Për herë të fundit u pa disa ditë më parë në brigjet e Majorcas, në Spanjë.

Artikulli paraprakKJO ËSHTË MOSHA MAKSIMALE QË MUND TË JETOJË NJË NJERI, STUDIMI ZBULON TË DHËNA TË REJA MBI JETËGJATËSINË
Artikulli tjetërPANDEMIA MË FATALE TE MESHKUJT E RINJ SHQIPTARË, VDEKJET E GRUPMOSHËS 35-39 VJEÇ U RRITËN 54% NË 2020-N