Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar me mbështetësit e tij në Elbasan, ku ka nisur kështu fushatën për kryetar të PD, i ka bërë thirrje kreu të qeverisë Edi Rama për kalimin në parlament një ligj që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.

“Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit. Kjo nismë do të ecë. Kur kryeministri nuk qëndron nën ligjin, ligji hidhet në erë dhe për qytetarin nuk funksionon ligji. Ne si parti i kemi në dorë të gjithë mekanizmat për ta transfomuar, por kushti i kushtit është të bindim çdo shqiptar që interesi kombëtar është ylli ynë polar që do të na udhëheqë në çdo hap”, tha Berisha.

Më herët Berisha gjatë fjalës së tij deklaroi se demokratët do të fitojnë atëherë kur të bindin çdo qytetar që nuk voton apo mendon se ky vend nuk bëhet se ky vend do të bëhet. Ai pohoi nga Elbasani se qeveria ka mjete të shumta, sipas tij mjete krimi dhe se PD nuk do të shkojë drejt tyre, por se do t’i prekë kordat e vokalit moralit shqiptar.

Artikulli paraprakBERISHA: SEKRETARI BLINKEN NUK ËSHTË ANTISHQIPTAR. TË TILLË JANË EDI RAMA DHE GEORGE SOROS
Artikulli tjetërRUSIA DO TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE PËR FINLANDËN