Vllaznis këtë të mërkurë do të udhëtojë drejtë kryeqytetit për ndeshjen ndaj Tiranës ku kjo e fundit do të mundohet të hakmerret ndaj shkodranëve që në fund sezonin e kaluar Vllaznia fitoi duke e hedhur poshtë nga kategoria e parë.

Tirana – Vllaznia cilësohet si një nga ndeshjet që ngjall më shumë interesë duke marrë parasyshe që janë dy nga ekipet më të vjetra në historinë e futbollit shqiptarë. Këto dy ekipe tashmë do të përballen në një sfidë që i ka të gjitha brenda: rivalitetin historik, trofetë e traditën, synimet për trofeun e aq më tepër ku përballja e fundit mes tyre ishte edhe e fundit e kampionatit të shkuar, që çoi në rënien e Tiranës nga kategoria, për herë të parë në historinë e vet.

Por duke marrë parasyshë ecurinë në ndeshjet e fundit të Vllanzisë si synim të tyre natyrisht është që edhe në këtë takim të arrihet fitorja. Kjo përballje ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë do të zhvillohet të mërkurën në orën 18 në stadiumin “Selman Stërmasi” është e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Në kampin kuqeblu është punuar intensivisht në përgatitjen maksimale të futbollitëve shkodranë pasi edhe në këtë ndeshje për trainerin Gjoka duhet të merret rezultat pozitiv.

Artikulli paraprak“HISTORI JETE…. NË MUZEUN OSO KUKA”
Artikulli tjetërGOCAJ OPTIMIST PËR NDESHJEN ME TIRANËN