Do të donit të vishnit një fustan të Klaudia Kardinales? Në Paris, Sotheby’s ka nxjerrë në shitje 130 modele haute couture ose gati për tu veshur nga gardëroba personale e aktores italiane, një ikonë e famshme e viteve 1960.

Koleksioni përllogaritet të kapë një vlerë preh 200 mijë eurosh dhe ankandi mbahet në faqen e internetit të Sotheby’s deri më 9 korrik.

“Ky është një koleksion i jashtëzakonshëm që prezantohet nga Sotheby’s, dhe bën bashkë 130 modele të veshura nga aktorja. Bëhet fjalë për gardërobën e saj personale nga dy dekadat e para të karrierës, vitet 1960-1970”, tha Julia Guillon.

Për ekspertët e shtëpisë së ankandeve, kjo është një shitje e jashtëzakonshme pasi gardërobat e aktoreve në ankande janë të rralla, veçanërisht nga kjo periudhë kohore kur Klaudia Kardinale ishte një yll i madh ndërkombëtar dhe kishte marrë pjesë në rreth 180 filma.

Në këtë koleksion ka modele shumë simbolike, ka veshje tapeti të kuq, veshje mbrëmjeje që aktorja i ka përdorur për evente të mëdha të filmit si psh në festivalin e filmit në kanë, në bienalen e Venecias apo në Berlinale.

Ka po ashtu edhe modele që aktorja i ka veshur në jetën e saj private.

Artikulli paraprakSULMUAN KZAZ-NË NË DIBËR, GJYKATA LË TË LIRË 13 TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërSHPËTOI EMIGRANTËT, KAPITENJA GJERMANE RREZIKON NË ITALI 10 VITE BURG