Gjykata ka lënë të lirë 13 të arrestuarit, të cilët sulmuan KZAZ-në në qytetin e Dibrës. 13 të arrestuarit u paraqitën në gjykatë jo në grup, por të ndarë.

Trupa gjykuese ka vendosur që të gjithë të arrestuarit të marrin si masë sigurie vetëm detyrim paraqitje, duke mos lënë asnjë në arrest me burg apo arrest shtëpie.

Mbi ta rëndonte akuza për veprën penale ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Me 28 Qershor, mbështetës të opozitës sulmuan ambjentet ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor Dibër. Nga përplasja dhe gazi lotsjellës, 15 protestues dhe 6 policë morën ndihmë në spital.

Artikulli paraprakSHËRBEU SI QENDËR VOTIMI,QËLLOHET ME ARMË ZJARRI LOKALI
Artikulli tjetërKLAUDIA KARDINALE, VESHJET E SAJ DALIN NE ANKAND