Komunitetet fetare në Shkodër shprehin ngushëllimet e thella për ndarjen nga jeta të dom Luçjan Avgustinit.

Dy klerikët e kujtojnë dom Luçjan Avgustinin në një prej kulmeve të tij, vitin e tmerrshëm 1997 kur të gjithë sëbashku edhe pse mes krismave të armëve dolën në rrugët e qytetit për të bërë thirrje për të ulur armët. Klerikët morën në dorë fatet e Shkodrës në ’97 dhe një prej protagonistëve ishte edhe dom Luçjan Avgustini. Dom Luçjan Avgustini erdhi në Shqipëri si klerik në momente të vështira dhe me misionin e tij paqësor la një shenjë të madhe ndaj edhe do mbetet gjithmonë në kujtesë.

Artikulli paraprakDJALI AUTIK I A.LLAZANI E PAMUNDUR TË KRYEJË NJË AKT TË TILLË
Artikulli tjetër“LOJNA POPULLORE FEST” NË EDICIONIN E 9-të