Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi zjarri në një klinikë detoksifikimi në një qytet në Brazilin jugor.

Sipas kreut të zjarrfikësve të Paso Fudo, Ricardo Matei, dhjetë persona u gjetën të vdekur në ndërtesë dhe një tjetër ndërroi jetë në spital.

Zjarri ka rënë rreth mesnatës të së enjtes, në një nga konviktet e klinikës ku strehoheshin rreth 15 të varur nga droga. Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit po hetohet, por shefi i zjarrfikësve tha se dyshohet se problemi është shkaktuar nga një qark i shkurtër ose një mosfunksionim i sistemit të ngrohjes.

Artikulli paraprakRAPORTI I SHISH: SHQIPËRIA SHFRYTËZOHET SI VEND TRANZIT PËR KALIMIN DREJT BE! RREZIKU I INFILTRIMIT NGA ORGANIZATA TERRORISTE, PREZENT!
Artikulli tjetër“ME FERNANDON, DUKE MBLEDHUR QERSHITË E FUNDIT”, META E KALON FUNDJAVËN NË SKRAPAR