Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi vizitoi edhe shkollën e mesme profesionale “Arben Broci”. Duke folur para nxënësve dhe mësuesve ministri Klosi u shpreh se këtë vit arsimi profesional njeh një rritje me 40%.

Shumë shpejt shkolla e mesme profesionale “Arben Broci” do të akreditohet për në tregun europian.Nga ana e saj zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj u shpreh se duhet të marrin fund stereotipet dhe se në shkollat profesionale do të ketë edhe vajza.Më pas sëbashku me ministrin Klosi u pre shiriti i inagurimit të ndërtesës së re të shkollës “Arben Broci” ku ndodhen të vendosur laboratorët që do ishërbejnë nxënësve.