KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 2 ish-përgjegjës të sektorit të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t Tiranë. Ata akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme, jashtë kompetencave ligjore për 2 objekte të mëdha në Qendër të Tiranës me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit, duke shmangur zbatimin e ligjit dhe falsifikuar dokumente zyrtare për përfitime të paligjshme dhe kualifikuar 17000 objekte dhe nuk janë legalizuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 512/1, datë 12.05.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale Rurale(Jug) të ALUIZNI-t Tiranë, për periudhën 2015 – 6 mujori i I-rë, viti 2017. Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për z.A.I, ish drejtorin e këtij institucioni dhe O.S ish përgjegjës sektori i legalizimeve, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për: -Lëshimin e dy lejeve të legalizimit në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave/Ndërtimeve Informale” i ndryshuar si dhe me aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, date 06.11.2003 “Për arkivat”. Nga auditimi është konstatuar se Drejtoria e Përgjithshme nga shuma totale e vetëdeklarimeve për legalizim si ndërtime informale gjithsej 463196 objekte, rezultojnë 17000 objekte te kualifikuara nga Drejtoritë Rajonale, por të pa pajisur me leje legalizimi, duke u ndërprerë procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe krijuar një impakt social negativ, veprime në kundërshtim me ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

KLSH KALLËZON NË PROKURORI KRYETARIN E ISH-KOMUNËS VËRGO, BASHKIA DELVINË Ka lidhur 178 kontrata qiraje për dhënien në përdorim të pronës shtetërore me sipërfaqe 207 ha me afat 99 vjeçar, gjatë viteve 2010 dhe 2013 Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 497/1, datë 16.5.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Delvinë dhe Njësinë Administrative ish-Komuna Vërgo për periudhën 01.01.2012 deri më 31.7.2016, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”. Me Vendimin nr. 132, datë 29.09.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 497/8, datë 29.09.2017, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Delvinë, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 39 milion lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara nga ish-Komuna Vërgo, për 178 raste me sipërfaqe totale rreth 207 ha. Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, me shkresën nr. 497/9 datë 10.10.2017 kallëzim penal ndaj F.K. me funksion ish-Kryetar i Komunën Vërgo, Delvinë, për konsumimin e elementëve të veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Delvinë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 22 milion lekë.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIM,AKUZA:T’U HIQET MANDATI RAHOVICËS DHE RAKIPIT
Artikulli tjetërVOTA NË OKB, META: NUK PATI ASNJË KONSULTIM, U INFORMOVA NGA MEDIAT