Bashkia shkodër ka nisur zbatimin e një projekti për rikosntruksion në bllokun e pallateve në lagjen “Xhabiej”.

Drejtori i planifikimit të territorit Aljon Koçkiçi shprehet se nga 1800 metër katror sipërfaqe të gjelbërta pas projektit do të shkojnë në 3800 metër katror. Koçkiçi pranon se në një pjesë të bllokut të pallateve do të ketë ngushtim të sipërfaqes aktuale të lulishteve por do të shtohen në zona të tjera. Nga ana tjetër sipas projektit do të ketë një zgjerim edhe të rrugës ekzistuese ndërsa parking vetëm për banorët e zonës. Në vazhdimësi janë planifikuar edhe projekte të tjera me të cilët synohet shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakKOLUMBI, ARRIHET MARRËVESHJA QEVERI-FARK; FUND KONFLIKTIT 50-VJEÇAR
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI I KODUAR “IL MULO”