Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot kërkesën për ankimim të Partisë Aleanca Popullore për afatin e listave të kandidatëve.

Seanca do të fillojë në orën 10:30 ku pritet të jenë prezente edhe përfaqësues të 15 partive politike që janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit. Pak ditë më parë, Partia Agrare Ambientaliste e tërhoqi kërkesën për ankimim, pasi sipas kryetarit të saj Agron Duka pas marrëveshjes që fut opozitën në zgjedhje, ajo padi nuk ka më vlerë.

Artikulli paraprakMANJANI: E KRIJUAM EDHE NJË RISI: QEVERINË POLITEKNIKE
Artikulli tjetërNDERIME DHE RESPEKT, 1 VIT PA MONS. LUÇJAN AVGUSTININ