Kombëtarja e Shqipërisë ka krijuar një atmosferë në qytetin e Shkodrës.

Mijëra tifozë të ardhur nga vende të ndryshme kanë gjallëruar jetën e qytetit duke pritur zhvillimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Një prej momenteve më entuziaste ka qenë kur autobuzi i kuqezinjve mori rrugën nga hotel “Colosseo” ku qëndronte i akomoduar drejt stadiumit “Loro Boriçi” Thuajse në të gjitha rrugët e qytetit tifozët kanë festuar përpara ndeshjes. Kjo atmosferë ka zgjatur deri në çastet kur reshjet e shiut bënë që sfida mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të ndërpritet.

Artikulli paraprakSI PUNON NJË LOGOPED ME FËMIJËT
Artikulli tjetërDE BIASI: FITORJA ME MAQEDONINË MË SHIJOI SHUMË