Trajneri Giani De Biasi ka mbetur i kënaqur nga rezultati, dhe nga mënyra si rrodhën gjërat në duelin ndaj Maqedonisë.

“Ishte një ndeshje që u luajt në dy ditë dhe që ishte shumë e vështirë. Kundërshtari ishte mjaft i rrezikshëm veçanërisht në fazën e sulmit. Duhet t’i gëzohemi kësaj fitore pasi jemi në vendin e parë së bashku me Spanjën dhe Italinë. Duke parë rezultatin final mund të themi se ndërprerja e ndeshjes ishte në favorin tonë, por vështirë ta them diçka të tillë. Futbolli është i paparashikueshëm. Skema e lojës? Mund të luajmë në të gjitha mënyrat pasi kemi shumë lojtarë, por rëndësi ka mënyra se si e intepretojmë skemën 3-5-2. Maqedonia ka luajtur me 4-2-3-1, por mbrëmë luajti me 5 mbrojtës. Skemën e lojës e kam ndërruar vetëm 60 minuta për shkak të kësaj vendosje të kundërshtarëve. Çfarë ndryshoi nga dje në sot? U mundova që të ndryshoj mentalitetin, të cilin jam munduar që ta ndryshoj që kur kam ardhur. Fitorja në fushën e lojës na shijon më shumë në fushë se në gjyq si ndaj Maqedonisë. Grupi është shumë i vështirë, ndeshjet më të vështira për ne janë ndaj Maqedonisë, Israelit dhe Liteshtejnit”

Artikulli paraprakKOMBËTARJA, ATMOSFERË FESTIVE PARA NDESHJES
Artikulli tjetërSHQIPERI-MAQEDONI 2-1. SHKODRA NE FESTE