Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës të së njëjtës moshë, me rezultatin 2-1.

 

Kujtojmë se me dtaë 24 maj Shqipëria U-19 fitoi po me të njëjtin rezultat, miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF.

 

Shqipëria në këtë ndeshje miqësore të dytë ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 39-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Pasha ka qenë protagonist në këto dy miqësore pasi ka shënuar në të dyja ndeshjet.

 

Në pjesën e dytë ka barazuar ekipi mik me anë të Limanit në minutën e 65-të. Ndërkohë ekipi ynë përfaqësues ka gjetur golin e fitores në minutën e 80-të me anë të Nezhës duke e mbyllur këtë miqësore të dytë me të njëjtin rezultat.

 

E sa I përket këtyre dy takimeve trajneri Erjon Bogdani shprehet I kënaqur me rezultatin e arrirtur. Trajneri Bogdain I pyetur nëse ka akoma hapsira për të afruar të tjerë lojtarë në ekipin kombëtarë ai u shpreh se është gjithnjë I hapur.

 

E sa I përket futbollistëve të Vllaznisë e nëse ai ka ndonjë emër si më favorit Bogdani shprehet se në këtëo dy ndeshje miqësore pjesë e skuadrës ka qënë edhe Enes Isufi I cili ka realizuar një paraqitje mjaft të mirë.

 

Bogdani në fakt ka folur edhe për futbollistë të tjerë të Akademisë Vllaznia të cilët spikasin në kampionat dhe ka deklaruar se dera e kombëtares është e hapur edhe për ta.

 

Artikulli paraprak“FESTIVALI I SHAHUT” EDICIONI I TRETË
Artikulli tjetërNJË MAKINË PËRMBYSET, TJETRA PËRFSHIHET NGA FLAKËT