Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Shkodër Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve për të dorëzuar listat me komisioner për zgjedhjet e 30 qershorit por pothuajse në të gjithë KZAZ-të anëtarët nuk ishin të pranishëm.

Fillimisht PD dhe LSI Shkodër iu drejtuan KZAZ 2 tek pallati i sportit por zyra ishte bosh pasi nuk është marrë ende në dorëzim.

Vetëm tek KZAZ-ja e vendosur tek shkolla “Azem Hajdari” ishte prezent sekretari i KZAZ-së i shoqërisë civile që ka zëvendësuar anëtarët e opozitës. Pavarësisht se KZAZ aty nuk mori një vendim listat e PD dhe LSI të komisionerëve u dorëzuan pasi u morën përmes një protokolli nga sekretari

PD dhe LSI u drejtuan edhe tek dy KZAZ-të e tjera në Shkodër tek shkolla “Xheladin FIshta” dhe “Shejnaze Juka” por tek të dyja asnjë prej anëtarëve të KZAZ-ve nuk ishin prezent. Opozita tentoi të dorëzojë listat e komisionerëve pavarësisht se me 30 qershor nuk do marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

Artikulli paraprakAPELI PËR NDIHMË, FAMILJA GJONI GATI TË BËHET ME SHTËPI
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARRFIKËSIT DEMONSTRIM GATISHMËRIE