Ky është një prej simulimeve që reparti i zjarrfikëses Shkodër ka zhvilluar paraditen e sotme në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”.

Në oborrin e shkollës u inskenuan raste të ndërhyrjeve ku nxënësit kanë mësuar se cilat janë veprimet e para për të shpëtuar jetën e personave që janë në rrezik nga zjarri.

Për Shefin e Ndërhyrjes pranë Repartit Zjarrfikës Ridvan Bushati ky demostrim ishte mëse i nevojshëm pasi si mësuesit dhe nxënësit duhet të jenë të përgatitur për çdo rast rreziku.

I pyetur se a janë të pajisura shkollat me fikëse të zjarrit, Bushati theksoi se Bashkia e Shkodrës ka investuar 100 milion lekë për pajisje të mbrojtjes nga zjarri dhe të dhënies së ndihmës së pare në këto institucione

Në vazhdim të këtyre demonstrimeve protagonist do të jenë edhe vete nxënësit e shkollave në raste të ngjashme me ato të zjarreve.Të pranishmëve gjatë këtij demostrimi iu shpjeguan edhe mënyrat e ndërhyrjes në rast zjarri. Është shumë e rëndësishme që çdokush të dijë se si të veprojë në rast situate urgjente pasi shpesh kjo mund të të shpëtojë jetën.

Artikulli paraprakKOMISIONERËT SHKODËR, PD-LSI: KZAZ NUK ZBATOJNË LIGJIN
Artikulli tjetërSHËNGJIN, NIS SONTE “UNUM FESTIVAL”