AVRAMOPOULOS TAKOHET ME ZYRTARË TË LARTË, MBËSHTET REFORMAT E QEVERISË. Kosova është e sigurtë në perspektivën e saj evropiane dhe pret që të përmbushen të gjitha kriteret e përcaktuara që do të mundësojnë liberalizimin e vizave.

Kështu ka deklaruar Komisioneri Evropian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos gjatë takime me krerët e politikës në Kosovës.Ndërkohë gjatë takimit me komisionerin Avramopoulos, Kryeministri Isa Mustafa prezantoi axhendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, që është i orientuar për zhvillimin ekonomik, punësimin, uljen e varfërisë, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat që po ndërmerren në arsim e shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit. Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Komisionit Evropian për Kosovën. Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopulos biseduan edhe për faktin se tashmë është vendosur nën kontroll fluksi i emigracionit, dhe për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për menaxhimin e të kthyerve, duke veçuar fëmijët që kanë braktisur shkollat. Në këtë kontekst, kryeministri po ashtu veçoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve për punësim sezonal të kosovarëve në vendet e BE-së.

Artikulli paraprakTULA: ÇIFTI ISUFAJ, 3 FËMIJËT ENDE NUK E DINË PËR PRINDËRIT
Artikulli tjetërENERGJIA, SHQIPËRIA DHE KOSOVA JANË BASHKË