DREJTORJA E SHËRBIMIT SOCIAL: FËMIJËT I KA MARRË PËRSIPËR XHAXHAI. 3 fëmijët jetim të çiftit Isufaj të cilët nuk jetojmë më sepse Pal Isufaj vrau bashkëshorten e tij Dorina e Isufaj e më pas edhe veten ende nuk janë njohur me këtë ngjarje që tronditi oponionin.

Drejtorja e shërbimit social Valbona Tula ka qenë tek kjo familje dhe është dashur të fshehë dhuratat duke qenë se fëmijët ende nuk kanë dijeni për çfarë ka ndodhur. Tashmë 3 fëmijët e vegjël, 3, 9 dhe 10 vjeç të çiftit Isufaj fitojnë statusin e jetimit dhe do të jetë gjyshi i tyre bashkë me xhaxhain që do të kujdesen. Një hap i rëndësishëm është edhe familja kujdestare e cila pas aplikimit jepet me vendim gjykate. 3 fëmijët e vegjël mbetën jetim pasi prindërit e tyre të dielën e javës së kaluar shokuan opinionin teksa në fshatin Aliaj të Komunës Kastrat, Pal Isufaj 38 vjec, vrau bashkëshorten e tij Dorina Isufaj 28 vjeç për motive xhelozie.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/0UOcHwhN29w” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakKALIMI I PALIGJSHËM I KUFIRIT, POLICIA ARRESTON 2 SHTETAS
Artikulli tjetërKOMISIONI EUROPIAN MBËSHTET KOSOVËN DREJT INTEGRIMIT