Kompania e miliarderit Elon Musk po përgatitet të nisë provat klinike të implantimit të çipit në trurin e nejrëzve.

Musk, i cili bashkëthemeloi Neuralink në vitin 2016, ka premtuar se teknologjia “do t’i mundësojë dikujt me paralizë të përdorë një smartphone me mendjen e tij më shpejt se dikush që përdor gishtin e madh”.

Kompania e Silicon Valley, e cila tashmë ka implantuar me sukses mikroçipe të inteligjencës artificiale në trurin e një majmuni makaku të quajtur Pager dhe një derri të quajtur Gertrude, tani është duke u përgatitur që të fillojë provat te njerëzit.

Musk, personi më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 256 miliardë dollarësh, tha muajin e kaluar se ishte optimist që implantet mund të lejonin njerëzit tetraplegjikë të ecin.

“Ne shpresojmë ta bëjmë këtë fillimisht te njerëzit që kanë lëndime të rënda të shtyllës kurrizore si tetraplegjikët, vitin e ardhshëm dhe jemi në pritje të miratimit të FDA [Administrata e Ushqimit dhe Barnave],” tha ai në samitin e Këshillit të CEO të Wall Street Journal.

“Unë mendoj se ne kemi një shans me Neuralink për të rivendosur funksionalitetin e gjithë trupit tek dikush që ka një dëmtim të shtyllës kurrizore. Neuralink funksionon mirë te majmunët, dhe ne në fakt po bëjmë shumë testime dhe thjesht po konfirmojmë se është shumë i sigurt dhe i besueshëm dhe pajisja Neuralink mund të hiqet në mënyrë të sigurt.”

The Guardian shkruan se Musk ka një histori të gjatë premtimesh të mëdha në lidhje me Neuralink. Tre vjet më parë, ai tha se implantet e para në kokën e një burri do të instaloheshin në vitin 2020. Ndër të tjera, kreu i Tesla dhe SpaceX pretendoi se implantet do të mbusheshin me valë, por që asnjëri premtim nuk u realizua.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI GREK: KOMPANIA QË MIRËMBAN RRUGËN DO PAGUAJË 2 MIJË EURO ÇDO QYTETAR
Artikulli tjetërNUK KISHTE BËRË VAKSINËN, SPITALI REFUZON T’I KRYEJË TRANSPLANTIMIN E ZEMRËS