Pas vendimit për shtyerjen e afatit të censit të popullsisë dhe banesave në vend, situata në Shkodër duket e qetë dhe normale. Ali Lezha, anketues dhe nënkryetar I shoqatës “Të drejtat e komunitetit egjiptian” tregon se procesi gjatë këtyre ditëve ka ecur me ritme të mira dhe se qytetarët janë treguar të gatshëm të bëhen pjesë e këtij procesi.

Ndërkohë, ai tregon se kryen rreth 10 intervista në ditë ndërsa punon vetëm gjatë pasditeve, kur edhe qytetarët janë në shtëpi.

Censi është shtyrë deri në 15 nëntor, ndërkohë që në bashkinë Shkodër duket se nuk ka patur probleme gjatë gjithë procesit.

Artikulli paraprakKURTI PARA TAKIMIT NË BRUKSEL: S’KA DIALOG PA U SANKSIONUAR SERBIA
Artikulli tjetërPRINDËRIT: RRITJA E NJË FËMIJE SFIDË