
Muzika e kompozitoreve të njohur botëror, u vu në skenen e pallatit të kultures në Lezhë nga nxënësit e muzikës të shkollës “Besëlidhja” dhe studentet e Universitetit të Artëve. Ata u bënë bashkë dhe mbajten një koncert me vegla frymore, ku kryesori ishte instrumenti i flautit. 16 interpretuesit sollen emocione për publikun të cilët e priten me entuziazëm dhe duartrokitje.
Ky bashkëpunim ndërmjet shkollës “Besëlidhja” dhe Universitetit të Artëve synon të nxisë zhvillimin artistik të të rinjve dhe të fuqizojë kulturën muzikore në qytetin e Lezhës.
Nxenesit e muzikës të shkollës “Besëlidhja” thonë se emocionet ishin të mëdha, por ky koncert i përmbushi pritshmëritë e tyre.
Koncerti zgjati rreth 60 minuta dhe të pranishmit përjetuan një eksperiencë unike muzikore, falë interpretimit të ndjeshëm dhe teknikës së përpunuar të muzikantëve.