Zv/kryeministri Niko Peleshi tha se narativa është arma e fortë për të luftuar ekstremizmin dhe dhunshëm dhe terrorizmin.
Në një aktivitet të zhvilluar në qytetin e Durrësit për këtë fenomen, Peleshi tha se është një sfidë e madhe të konkurrohet oferta e erret e ekstremizmit me ofertën për arsim dhe punësim. Peleshi: Sfida e madhe është që ta konkurrojmë ofertën e errët ekstremistë me ofertën tonë të re të arsimit porfesional. Pra narativa për të rinjtë, ajo është arma më e fortë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Ne duhet ti ofrojmë çdo të riu axhendën, për ditën muajin, vitin dhe jetën. Pra ti ofrojmë një narativë për të ardhemen. Gratë përbëjnë kategorinë që varet suksesi i këtij ballafaqimi ato ashtu si dhe mësuesit kanë rol vendimatr në edukimin e brezit të tri dhe mbajtjen e të rinjve larg ekstremismit.